Ja kur do te jet shorti në Ligën e Kampionëve

Të hënën 16 skuadrat e mbetura në Ligën e Kampionëve zbresin në Nyon për shortin e raundit të parë me eliminim direkt, dhe tashmë ka një indikacion se kush me kë mund të përplaset në short. 
Katër klube janë nga Spanja, me Barcelonën, Real Madridi, Atletico Madridin dhe Valencian që kanë kaluar tutje.
Ndërsa edhe Anglia gjithashtu ka katër ekipe që përfaqësojnë Ligën Premier me Manchester Cityn, Liverpoolin, Chelsean dhe Tottenham Hotspurin.
Sipas faqes në Twitter, “LaLigaenDirecto”, që ka bërë një llogaritje matematikore për të përcaktuar se si do të zhvillohet raundi i 16 më të mirave, skuadrat spanjolle kanë një gjasë të madhe të luajnë me ato angleze, shkruan Marca.
Ndeshja më e mundshme është Barcelona kundër Chelseat, me gjigantët katalanas që kanë gjasa me 23,38 për qind të përballen me djemtë e Frank Lampard.
Tottenham është kundërshtari  dytë më i mundëm i Barcelonës, me një shans prej 22.33 për qind.